VIDEO/ Huliganët futen në fushë dhe bëjnë sherr masiv, lojtarët shohin pamjet e rënda

VIDEO/ Huliganët futen në fushë dhe bëjnë sherr masiv, lojtarët shohin pamjet e rënda

12:16, 18/10/2021

Futbolli është përfshirë dhe një herë nga skena dhune, të cilat vijnë nga kampionati sllovak.

Derbi mes Spartak Trnavës dhe Slovan Bratislavës është ndërprerë pas vetëm 15 minutash lojë, pasi tifozët kanë pushtuar fushën duke u përleshur me njëri-tjetrin.

Përplasja është mjaft e dhunshme teksa nuk mungojnë as goditjet me flakadanë.

Në pamundësi të ndërhyrjes, lojtarë të dyja skuadrave kanë bërë spektatorin, duke u tërhequr nga pjesa e fushës ku po zhvillohej sherri masiv.

Gjyqtari ka vendosur që ndeshja të ndërpritet megjithëse nuk ka ende informacion se kur do të riluhet sërish sfida.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco