Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

‘Pasardhës i denjë’/ Ansu Fati, statistika më të mira se Leo Messi

‘Pasardhës i denjë’/ Ansu Fati, statistika më të mira se Leo Messi

12:00, 18/10/2021

Ansu Fati si Leo Messi. Është kjo kryefjala e momentit në Barcelonë, me talentin 18- vjeçar i cili është rikthyer më i fortë, duke lënë pas dëmtimin, por edhe duke udhëhequr skuadrën drejt suksesit.

Mbrëmjen e së dielës, Fati ishte protagonist në përmbysjen e katalanasve ndaj Valencias, duke gjetur rrugën e rrjetës, për një gol historik në aspektin personal, sepse tashmë Ansu Fati është në librin e rekordeve te Barcelona, madje duke lënë pas edhe Messin.

Sulmuesi spanjoll shënoi golin e 13-të me Barcelonën në La Liga, duke u bërë i vetmi lojtar i cili ka shënuar një shifër të tillë përpara se të festojë 19 vjetorin.

Fati parakaloi në “Camp Nou” spanjollin tjetër, Bojan Krkic, i cili kryesonte këtë listë me 12 gola, ndërsa në vendin e fundit të podiumit është Messi me 7 gola.

Ansu Fati debutoi me ekipin e parë në sezonin 2019-2020, duke shënuar golin e parë në sfidën përballë Osasunës, në 31 gushtin e 2019-së, ndërsa në atë sezon luajti 1024 minuta dhe shënoi në total 7 gola, ndërsa në edicionin e kaluar luajti vetëm 437 minuta dhe shënoi 4 gola, njërin prej tyre në “El Classico”.

Dëmtimi i sezonit kaluar ndikoi në formën e lojtarit, i cili me rendimentin e treguar i kishte të gjithë përbërësit e duhur për ta thelluar këtë shifër, ndërsa tani rikthimi i tij shihet si një pikë kthese për të gjithë klubin.

Goli ndaj Valencias ishte i dyti, pas atij të Levantes në shtator dhe tashmë e gjithë vëmendja është spostuar për takimin e 24 tetorit, përballë Real Madridit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco