FOTO/ Icardi shkon në Milano për t’u takuar me Wandën

FOTO/ Icardi shkon në Milano për t’u takuar me Wandën

09:01, 18/10/2021

Ndarja e çiftit Wanda Nara-Icardi bëri xhiron e mediave botërore aq sa për pak u harruar dhe fusha e blertë.

Modelja e akuzonte ish-futbollistin e Interit për tradhti me shoqen e saj, duke bërë një postim në rrjetet sociale ku shkruante se “Icardi shkatërroi familjen për një k*rvë”.

Por nuk ka vonuar dhe çifti është bashkuar sërish. Icardi ka udhëtuar urgjent drejt Milanos për t’u pajtuar me gruan e tij me të cilën ka 3 fëmijë.

Vetë sulmuesi ka shpërndarë një foto në rrjetet sociale me Wandën duke i uruar dhe ditën e mamasë.

Postimi i argjentinasit ka marrë pëlqime të shumta, duke mbyllur kështu dhe një telenovelë tjetër të gossipit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco