Napoli nuk di të ndalet, Torino bëhet preha e radhës

Napoli nuk di të ndalet, Torino bëhet preha e radhës

20:28, 17/10/2021

Napoli ka arritur të vazhdojë serinë pa humbje në Seria A, këtë herë duke mposhtur Torinon.

“Napolitanët” triumfuan me rezultat minimal 1 – 0, pavarësisht që dominuan gjithë ndeshjen.

Lorenzo Insigne kishte rastin e artë për të kaluar Napolin në epërsi, mirëpo dështoi nga pika e bardhë (27′).

Napoli gjeti golin përmes Di Lorenzo, por pastaj pas rishikimit të VAR-it, goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Napoli vazhdoi dominimin në posedim dhe gjeti golin e fitores përmes qendërsulmuesit nigerian Victor Osimhen që shënoi pas një asistimi nga Elmas (81′).

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ishte nga minuta e parë, derisa Mërgim Vojvoda te Torino qëndroi në stol gjatë tërë lojës.

Me këtë fitore, Napoli rikthehet si lider me 24 pikë, derisa Torino renditët në pozitën e 12-të me tetë sosh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco