Prej tre dekadash pjesë e klubit/ Partizani në zi, ndërron jetë punëtori legjendarë i klubit

Prej tre dekadash pjesë e klubit/ Partizani në zi, ndërron jetë punëtori legjendarë i klubit

11:26, 17/10/2021

Klubi i Partizanit ka marr një lajm të hidhur që ka trishtuar jo pak ata të cilët prej vitesh kanë qenë pjesë e të kuqve.

Është ndarë nga jeta punëtori legjendar i klubit kryeqytetas, Bajram Ferra, i cili prej tre dekadash ka qenë pjesë e “të kuqve”, duke qëndruar pranë Partizanit të tij edhe kur ata ranë në kategoritë më poshtë, gjithmonë në shërbim të ekipit.

“Me keqardhje të thellë mësuam sot lajmin e ndarjes nga jeta të punonjësit legjendar të klubit Bajram Ferra. “Bajromi” siç e njihnin të gjithë ishte pjesë e pandarë e klubit tonë prej 3 dekadash duke qenë gjithmonë në shërbim të skuadrës dhe Akademisë Partizani. Klubi i Futbollit Partizani i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe. U prehsh në paqe Bajram Ferra” – shkruan klubi i Partizanit.

Për të gjithë tifozët e klubit të kuq që duan të marrin pjesë në cermoninë mortore, varrimi i Bajram Ferrës bëhet në orën 13:00.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco