Armando Broja shënoi golin e tij të parë në Premier League ndërsa Southampton regjistroi fitoren e parë në kampionat, teksa mposhti Leeds 1-0 në shtëpi këtë të shtunë.
Trajneri i Southampton, Ralph Hasenhuttl shfaqi dyshime para fillimit të sfidës nëse Broja, i huazuar nga Chelsea, ishte gati ta niste ndeshjen nga minuta e parë.
Mirëpo, sulmuesi shqiptar u përgjigj në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi në minutën e 53 –të realizoi golin e fitores për ekipin e tij, duke marrë duartrokitjet e publikut, por edhe vlerësimet e specialistëve.
Djaloshi nga Kopliku është shpallur si njeriu i ndeshjes nga “Sky Sport” duke u vlerësuar me notën 8-të.
Ishte një përplasje mes Broja (nota 8) dhe Redmond (nota 8) për çmimin, por i tij i parë në Premier League në ndeshjen e parë si titullar, bëri që Broja të merrte përgëzimet nga media e njohur.
Broja goditi pesë herë portën, me tre goditje që përfunduan në kuadrat dhe një gol. Ai gjithashtu u përfshi në nëntë duele ajrore, duke fituar 66.7 përqind të tyre.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: