Daja: Na kanë kushtuar gabimet individuale, Kukësin e mposhtim me tifozë

Daja: Na kanë kushtuar gabimet individuale, Kukësin e mposhtim me tifozë

13:00, 16/10/2021

Partizani luan ditën e nesërme ndaj Kukësit në “Air Albania” . Një sfidë mjaft e vështirë për “Demat e Kuq” që synojnë tri pikët e para në këtë sezon të ri futbollistik.

Trajneri Ilir Daja ka pasur mundësi të shfrytëzojë ndërprerjen për të përmirësuar parametrat fizikë të blerjeve të reja dhe tani sheh grupin e tij të kompletuar në prag të sfidës me verilindorët.

Sa ju ka shërbyer pauza për t’u përmirësuar?

Kjo periudhë pushimi ka të mirën e vet me rikuperimin, ndërsa ka edhe të keqen sepse kemi pasur lojtarë me ekipin U-21 dhe na janë kthyer vonë. Zhunior, Kaçe dhe Musta janë rikuperuar dhe janë bashkuar me grupin. Kjo periudhë na ka dhënë mundësinë për të rikuperuar, me tre lojtarët më sipër që do e nisin ndeshjen nga minuta e parë.

Sa e vështirë do të jetë përballja me Kukësin?

Është një skuadër që me lojë ka justifikuar pikët, pasi ka instaluar një manovër që përfshihen gjithë lojtarët dhe meritë ka stafi i tyre. Kanë lojë të mirë në tranzicione, por si çdo ekip, edhe Kukësi ka pikat jo të forta. Nesër nuk do e marrim ndeshjen me stres dhe do hyjmë me qetësi në fushë.

A mendoni se presioni mund t’ua komplikojë ndeshjen nesër?

Të gjitha ekipet kanë presion, por ne pak më shumë sepse na kanë munguar pikët, por jo loja. Kemi kontigjentin për rikuperim të pikëve, sepse kemi dominuar, por na kanë kushtuar gabimet individuale dhe duhet të jemi më të qetë para portës. Në raport me skuadrat e tjera kemi pasur më shumë raste para porte.

Jeni i kënaqur që do të luhet në “Air Albania” dhe mund të keni më shumë tifozë në stadium?

Ne kemi luajtur në Elbasan dhe të gjithë e dinë që stadiumi i ri ka kushtet dhe fushën në gjendjen optimale, gjë që e pamë edhe në sfidën e Kombëtares. Na duhet mbështetja e tifozëve, për një shfaqje të bukur me dy ekipe që luajnë bukur. Mbështetja do jetë nesër e madhe, sepse kjo do na japë një motiv më shumë për të shkuar drejt fitores.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco