PSG fiton me përmbysje ndaj Angers, asist dhe gol nga Mbape

PSG fiton me përmbysje ndaj Angers, asist dhe gol nga Mbape

08:44, 16/10/2021

PSG-ja ka shmangur turpin duke triumfuar 2-1 falë një penalltie ndaj skuadrës modeste të Angers në javën e 10-të të kampionatit francez.

Poçetino hodhi në fushë një formacion të cunguar në mungesë të yjeve si Mesi, Nejmar, Di Maria, Markinjos e Leon Paredes, të gjithë të grumbulluar me kombëtaret në Amerikën e Jugut.

Angers kaloi në avantazh në minutën e 36-të me anë të Fulxhinit duke shtangur kryeqytetasit. Në pjesën e dytë, reagimi i parisienëve erdhi vonë. Pikërisht në minutën e 69-të, Danilo barazoi shifrat pas një asisti të Mbape. 3 minuta nga fundi.

Mbape u bë sërish protagonist, por kësaj here duke shënuar vetë nga pika e 11-metërshit. PSG-ja shmangu kështu turpin duke marrë 3 pikë që e shkëpusin ndjeshëm në kreun e Ligës 1 franceze në kuotën e 27 pikëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco