Tjetër rast me COVID te Kombëtarja, futbollisti shqiptar del pozitiv pasi bën tamponin

Tjetër rast me COVID te Kombëtarja, futbollisti shqiptar del pozitiv pasi bën tamponin

23:02, 15/10/2021

Këmbana alarmi për futbollistët e Kombëtares. Pas Erjon Hoxhallarit, Ivan Balliut, Sokol Cikalleshit dhe Klaus Gjasulës një tjetër lojtar i kuqezinjve është infektuar me Covid.

Frederik Veseli është futbollisti i infektuar së fundmi me virus dhe një fakt të tillë e ka zbuluar vetë Salernitana, skuadër ku aktivizohet momentalisht qendërmbrojtësi shqiptar.

28-vjeçari është kthyer në Itali sapo ka përfunduar grumbullimi me Kombëtaren, duke iu nënshtruar menjëherë tamponit i cili për fat të keq ka dalë pozitiv.

“Salernitana njofton se futbollisti Frederik Veseli rezultoi pozitiv nga tamponi i kryer pasi u rikthye në skuadër. Ai nuk ka qenë në kontakt me pjesën tjetër të ekipit, që pasi u kthye nga angazhimet me Kombëtaren shqiptare”, shkruan Salernitana në deklaratë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco