Ish-presidenti i Barcelonës: Refuzova 150 milionë euro për Ansu Fati

Ish-presidenti i Barcelonës: Refuzova 150 milionë euro për Ansu Fati

16:25, 15/10/2021

Ish-presidenti i Barcelonës është rikthyer të flasë për menaxhimin e klubit katalanas, teksa ndër të tjera është ndalur edhe te blerja e Philippe Coutinhos, për të cilin u shpenzuan rreth 160 milionë euro, por deri tani nuk ka arritur të justifikojë aspak këtë shifër.

“Coutinhon e morëm shtrenjtë dhe të them të drejtën nuk kam qenë shumë i bindur për blerjen e tij. Megjithatë Suarez dhe Messi më nxitën ta blej, pasi thoshin se është një lojtar shumë i talentuar, që do të na bënte shumë punë”, u shpreh Bartomeu.

Aktualisht numrin 10 te Barcelona e ka marrë Ansu Fati, një sulmues shumë i talentuar i dalë nga akademia e klubit katalanas, për të cilin Bartomeu ka zbuluar se refuzoi një ofertë 150 milionë euroshe verën e 2020-ës.

Në verën e 2020-ës, një klub anglez na bëri një ofertë zyrtare prej 150 milionë eurosh për kartonin e Ansu Fati. Me të mund të kishim zgjidhur problemet ekonomike, por e refuzuam, pasi menduam më shumë për aspektin sportiv”, tha Bartomeu.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco