Njeri me zemër të madhe, Mesut Ozil ndihmon fëmijët në Afrikë

Njeri me zemër të madhe, Mesut Ozil ndihmon fëmijët në Afrikë

10:27, 15/10/2021

Mesut Ozil dëshmoi edhe një herë se ka një zemër të madhe.

Futbollisti turko-gjerman ka siguruar pajisje mjekësore, ilaçe dhe mjekë për të ndihmuar fëmijët e varfër të Afrikës.

Ky është vetëm një nga një seri veprimesh humanitare në të cilat mesfushori i Fenerbaces ka marrë pjesë.

Ozil e dha informacion në rrjetet sociale, teksa tregoi se gjithçka e bëri në bashkëpunim me organizatën humanitare "Bigshoe", e cila merret me mbledhjen dhe shpërndarjen e ndihmave, këtë herë për fëmijët në Malavi.

"Më vjen mirë që ne vazhduam misionin tonë pas pushimit për shkak të koronavirusit. Faleminderit të gjithëve, dhe veçanërisht ekipit të mjekëve për punën e mahnitshme që kanë bërë," shkroi Ozil.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco