Nagelsmann: Lewandowski është më i miri në botë, flasin statistikat më shumë se gjithçka

Nagelsmann: Lewandowski është më i miri në botë, flasin statistikat më shumë se gjithçka

10:19, 15/10/2021

 

Julian Nagelsman është me fat që në karrierën e tij si trajner ka mundësinë për të stërvitur një lojtar si Robert Levandvoski. Polaku është një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe një nga kandidatët për të fituar “Topin e Artë” në këtë sezon.

Golat kanë folur gjithmonë në favor të 33-vjeçarit i cili është padyshim një legjendë e gjallë në skuadrën e Bajernit. Për një media gjermane, trajneri i kampionëve në fuqi tha se çmimi (“Topi i Artë”) do të ishte më se i merituar për Levën.

“Ai e meriton, pa diskutim! Në opinionin tim ai e meriton për atë çfarë ka bërë në tri vitet e fundit edhe pse vlerësimi bëhet për atë të fundit. Robert është duke luajtur në nivele të larta dhe duke treguar se mund të luajë në këto nivele edhe për 3-4 vite të tjera.

Nëse trupi i tij do të qëndrojë kështu, atëherë lamtumira nga futbolli mund të jetë shumë larg”, tha Nagelsman që shton se: “Ai është shumë dinamik, dëmtohet rrallë dhe stërvitet shumë. Do t’i besoja atij në çdo ndeshje dhe për shumë vite të tjera. Ai është një robot”.

Se sa i rëndësishëm është polaku për trajnerin e Bajernit mjafton të shohësh statistikat në këtë fillim sezoni. Shtatë gola në shtatë javët e para, 4 gola në dy ndeshjet e para të Championsit. Leva është gjithmonë aty, në çdo ndeshje.

“Nuk mendoj që në Bundesligë ka lojtarë më të fortë se ai për momentin. Sigurisht që dhe Haland është i tillë por ende nuk ka arritur nivelet e Robertit dhe besoj se për këtë biem dakord të gjithë. Kampionati sapo ka nisur dhe jam i bindur që do të shohim edhe më shumë gola në të ardhmen nga Leva. Ai do të jetë edhe njëherë diciziv për skuadrën e Bajernit në fundin e sezonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco