Messi sulmon arbitrin e ndeshjes me Perunë: E bën gjithmonë, duket si e qëllimshme

Messi sulmon arbitrin e ndeshjes me Perunë: E bën gjithmonë, duket si e qëllimshme

10:04, 15/10/2021

Ylli argjentinas Lionel Messi ka sulmuar gjyqtarin pas fitores ndaj Perusë në kualifikueset e Kupës së Botës.

Argjentina triumfoi me një gol shkëlqyer të Lautaro Martinez kundër Perusë. Mirëpo fitorja nuk ishte e lehtë për albicelestet.

Peruanët patën një shans të artë për të barazuar rezultatin, pasi gjyqtari Wilton Pereira Sampaio nga Brazili dha një penallti të diskutueshme për miqtë, që për fatin e mirë të argjentinasve, Yoshimar Yotun nuk arriti ta shndërronte në gol.

Kjo penallti shqetësoi yllin e Argjentinës, Lionel Messi, i cili tha në rrjetet sociale se gjyqtari Sampaio e bën qëllimisht këtë gjë.

"Ishte një ndeshje e vështirë për të luajtur. Na lanë shumë pak hapësira. Arbitri gjithmonë bën nga këto kur gjykon ndeshjet tona, sikur e bën me qëllim. Megjithatë, jam i lumtur për tre pikët e fituara dhe po i afrohemi qëllimit tonë”, ka shkruar Messi në Instagram.

Me këtë fitore, Argjentina konsolidoi vendin e dytë në renditje dhe arriti një avantazh prej nëntë pikësh ndaj ekipeve që nuk shkojnë drejtpërdrejt në Kupën e Botës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco