Mendes: Topi i Artë ka vetëm një pronar dhe ai është Ronaldo

Mendes: Topi i Artë ka vetëm një pronar dhe ai është Ronaldo

09:23, 15/10/2021

Agjenti i famshëm, Jorge Mendes ka treguar disa nga arsye pse Cristiano Ronaldo e meriton Topin e Artë.

Portugezi është duke shkëlqyer te Manchester United dhe Kombëtarja e Portugalisë, por nuk e kishte të njëjtin sukses me Juventusin.

Agjenti i tij, Mendes ka numëruar disa fakte, pse Ronaldo e meriton Topin e Artë.

“Numrat flasin për të dhe do jetë e mjaftueshme. Ka shënuar 115 gola për Portugalinë, duke u bërë mbajtësi i rekordit për më së shumti gola me Kombëtare”.

“Është golashënuesi më i mirë në histori, është vendimtare sepse dëshmon që është lojtari më i mirë në histori”.

“Mos të harrojmë që Cristiano ishte top golashënues në Kampionatin Italian, ishte top golashënues në Kampionatin Evropian, ka rekord për më shumë gola në Ligën e Kampionëve dhe është i vetmi që ka fituar të gjitha në tre shtete si Itali, Spanjë dhe Angli”.

“Nga pikëpamja ime, Topi i Artë ka vetëm një emër: Cristiano Ronaldo. Ai asnjëherë nuk e meritoi më shumë se këtë vit”, deklaroi ai për L’Equipe.

Ndërkohë, thuhet se favoriti është Lionel Messi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco