Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

VIDEO/ Sfida e re e Haaland, magjia e sulmuesit norvegjez ‘tërbon’ botën e futbollit

VIDEO/ Sfida e re e Haaland, magjia e sulmuesit norvegjez ‘tërbon’ botën e futbollit

09:28, 15/10/2021

Sulmuesi norvegjez Erling Haaland ka treguar edhe një herë pse aktualisht është një nga lojtarët më të kërkuar në botë.

Pas rikuperimit nga një dëmtim, Haaland në stërvitjen e fundit me Borussia Dortmund vendosi tre topa, njërën mbi tjetrën, teksa më pas i dërgoi secilën prej tyre me saktësi në objektivin ku po gjuante. Objektivi u vendos në cepin e portës, në zhargonin e futbollit, "në trekëndësh".

Megjithatë, kjo nuk krijoi  problem për Haaland i cili goditi saktësisht duke e thyer në fund objektivin. Haaland as nuk mund të besonte atë që bëri dhe gjestet e tij ndoshta më së miri tregojnë se sa i befasuar ishte.

Këtë sezon, Haaland luajti gjithsej tetë ndeshje për Borussia Dortmund në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 11 gola dhe dhuruar katër asistime.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco