Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Sterling: Po mendoj të largohem nga Manchester City

Sterling: Po mendoj të largohem nga Manchester City

09:08, 15/10/2021

Sulmuesi i Anglisë dhe Manchester City, Raheem Sterling ka thënë publikisht për herë të parë se dëshiron të largohet nga klubi pasi humbi vendin e titullarit në skuadrën e  Pep Guardiola-s.

Sterling është I lidhur me një kalim te Barcelona muajt e fundit dhe në intervistën e dhënë së fundmi ai e pranoi se do të merrte parasysh ofertat nga jashtë Anglisë.

"Nëse ka një ofertë nga një klub jashtë Anglisë, jam i hapur të flas. Po mendoj të largohem nga Manchester City dhe sinqerisht, do të doja të provoja veten në një kampionat tjetër sepse mendoj se është një sfidë që më duhet", tha Sterling.

Megjithatë, futbollisti anglez thotë se është i fokusuar te vetja dhe do të donte të luante çdo ndeshje, gjë që për të është e vështirë të arrihet.

"Nuk dua të ankohem se nuk luaj aq sa dua tek Manchester City. Mundohem të përqendrohem te vetja dhe do të doja të luaja çdo ndeshje dhe të shënoja gola. Kjo është ajo që më bën të lumtur dhe tani është e qartë se nuk është kështu. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. "

Sterling pati performancën më të mirë në sezonin 2019/2020 kur shënoi 30 gola në 51 ndeshje, ndërsa sezonin e kaluar shënoi 14 gola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco