Nagelsmann: Lewandowski meriton 'Topin e Artë'

Nagelsmann: Lewandowski meriton 'Topin e Artë'

19:24, 14/10/2021

Robert Lewandowski e meriton të fitojë “Topin e Artë” sipas Julian Nagelsmann.

Lewa është në listën prej 30 kandidatëve të zbuluar nga France Football ditë më parë, derisa ka shumë gjasa që të jetë edhe në listën përfundimtare, në mesin e tre më të mirëve.

Ai është njëri prej favoritëve për ta fituar krejtësisht atë dhe sipas Nagelsmann ai duhet ta rrëmbejë këtë çmim.

 “Lewandowski e meriton "Topin e Artë" dhe sipas mendimit tim ai duhet ta fitojë këtë çmim sepse ai ka luajtur në mënyrë më të qëndrueshme se çdo lojtar tjetër gjatë viteve të fundit”, u shpreh ai.

“Ai është shumë dinamik dhe nuk ka lëndime. Nëse trupi i tij qëndron kështu, unë definitivisht mendoj se ai do të luajë në nivelin më të lartë edhe për disa vite të tjera, sepse jeta e tij është e organizuar shumë mirë” përfundoi Nagelsmann.

Ceremonia e “Topit të Artë” është planifikuar me 29 nëntor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco