Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Zgjedhjet në Kosovë, përse u tkurr Lëvizja Vetëvendosje?

Moggi rrëfen momentin e errët pas ‘Calciopolit’: Ishte e tmerrshme, mendoja vetëvrasjen

Moggi rrëfen momentin e errët pas ‘Calciopolit’: Ishte e tmerrshme, mendoja vetëvrasjen

17:34, 14/10/2021

“Ana e errët e sportit” quhet një seri dokumentarësh në Netflix, ku së fundi është bërë protagonist me rrëfimin e tij, Luciano Moggi, ish-drejtues i Juventusit në kohën e “Calciopoli”-t të famshëm, i cili ka rrëfyer edhe tmerrin e atyre ditëve.

Tashmë me 84 vite mbi supe, Moggi, që ka pasur një eksperiencë edhe te Partizani si drejtor teknik, ka rrëfyer se gjatë 10 ditëve të para ka menduar shpeshherë vetëvrasjen, pasi e kishte të pamundur të dilte nga shtëpia.

“Më vinte turp të ecja në rrugë dhe në ato momente, mund ta pranoj se kam menduar shpesh edhe vetëvrasjen. Ishte diçka e tmerrshme, pasi dukej sikur ishe në një dhomë dhe po të dilje prej aty, të gjithë do të të qëllonin. Etiketimi si hajdut më ka bërë të ndihem shumë keq”, deklaron Luciano Moggi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco