Çfarë ju tha shokëve Eriksen pas rrezikut që kaloi në fushë?

Çfarë ju tha shokëve Eriksen pas rrezikut që kaloi në fushë?

17:03, 14/10/2021

Inter, deri tani, ka luajtur pa Christian Eriksen, i cili po rikuperohet akoma pasi humbi ndjenjat dhe rrezikoi të humbte jetën në fushë gjatë Euro 2020.

Mbrojtësi i Inter-it, Alessandro Bastoni, ka zbuluar mesazhin që danezi i ka dhënë ekipit pas atij momenti të frikshëm:

“Kam folur me të pas asaj që ka ndodhur, ishim të gjithë të shqetësuar”, ka thënë italiani për “Gli Autogol”.

Tani duhet ta lëmë të qetë dhe të presim, por ka qenë bukur kur erdhi të na takonte në Appiano. Ka qenë ai që na ka qetësuar ne, na ka thënë "Jam mirë, kam fjetur vetëm 5 minuta, por shkoj përpara”, pëfundoi Bastoni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco