Hernan Crespo nuk është më trajner i Sao Paolos. Klubi brazilian ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin argjentinas për shkak të rezultateve negative të skuadrës në kampionat.
Palët mbyllën konsensualisht marrëveshjen, me Crespon që largohet pas 8 muajsh, ku arriti t’i jepte Sao Paolos titullin e Paulistas pas shumë vitesh.
Gjithsesi, vendi i 13-të aktualisht në kampionat dhe humbjet e fundit përkeqësuan situatën, që çuan edhe në largimin e argjentinasit nga stoli i ekipit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: