Kontratë deri në vitin 2026 dhe klauzolë të frikshme largimi, Barcelona ‘blindon’ Pedrin

Kontratë deri në vitin 2026 dhe klauzolë të frikshme largimi, Barcelona ‘blindon’ Pedrin

14:31, 14/10/2021

Ishte në ajër, por tashmë është zyrtar. Barcelona ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës deri në vitin 2026 me talentin spanjoll, Pedri.

I mbërritur në Katalonja në vitin 2020 nga Las Palmas, mesfushori brilant shpejt rrëmbeu vendin e titullarit tek blaugranët.

Paraqitjet e tij me Barçën ishin mbresëlënëse, që i hapën dyert edhe në kombëtaren spanjolle. Xhevahiri i ri i Barçës, Pedri ka një klauzolë largimi  prej 1 miliardë eurosh!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco