‘Feja më tha të mos shkoja tek Inter’, Giroud: Ja e vërteta e ‘përplasjes’ me Benzeman dhe Mbappe

‘Feja më tha të mos shkoja tek Inter’, Giroud: Ja e vërteta e ‘përplasjes’ me Benzeman dhe Mbappe

12:55, 14/10/2021

Futbollisti francez, Oliver Giroud ka dhënë një intervistë të gjatë për “The Guardian”, ku foli për tema të ndryshme, nga besimi në Zot e deri tek përplasja me Benzeman dhe Mbappen.

Giroud, do të vazhdoni të jeni pjesë e Francës?

Nuk do t’i them kurrë “jo” kombëtares, nëse Deschamps do të më thërrasë. Kurrë nuk i kam kërkuar një trajneri që të më marrë me vete me zor apo të më japë minuta me çdo kusht. Gjithsesi, tani jam vetëm i përqendruar te Milani dhe jam i lumtur që jam pjesë e rëndësishme e klubit tim.

Pse keni pasur përplasje me Mbappen dhe Benzeman në të kaluarën?

Me Benzeman më ka bërë media armik, jo unë dhe ai. Përkundrazi, të dyve na pëlqente shumë të luanim me njëri-tjetrin, ndonëse edhe ajo fraza e tij: “Unë (Benzema) jam një makinë Formule 1 dhe Giroud një go-kart”, personalisht më bëri të qesh. Ndërkohë, ishte media ajo që e zmadhoi gjënë. Pastaj, unë, go-karti, fitova Kupën e Botës dhe e thashë këtë sërish me buzëqeshje, jo për të thumbuar Benzeman. Ndërsa për Mbappen është e vërtetë që kam pasur një përplasje, por në një moment të caktuar desha që të sqaroja disa gjëra me të. Ishte një ballafaqim mes njerëzish të rritur, zero probleme.

Thonë se jeni shumë fetar. Sa e vërtetë është?

Besoj në historinë e Jezu Krishtit dhe në Bibël, qoftë edhe për të më sjellë përulësi në qenien time. Pikërisht nga feja dhe besimi vjen edhe forca ime psikologjike. Gjithmonë më është dashur që t’i fitoj me vështirësi gjërat në jetë. Për shembull, fakti që në fillim refuzova Evertonin dhe më pas Interin në vitin 2020, ishte pas një bisede me Zotin. Ne jemi udhëtarë në këtë jetë, ndonëse ritmin e jetës sonë e vendos vetëm Zoti dhe askush tjetër. Zoti është i vetmi ku unë besoj,

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco