Lajmi i fundit

Pistat e hetimit: Nga hakmarrja deri te konfliktet e të ‘fortëve’, gjenden dy armë zjarri në makinën e autorëve

Joao Felix: Do jem edhe unë në nivele të larta

Joao Felix: Do jem edhe unë në nivele të larta

22:32, 13/10/2021

Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo kanë nisur tashmë etapat e fundit të karrierës së tyre dhe nuk pritet që të jenë edhe për shumë vite në majën e futbollit botëror.

Ndaj tani ka nisur gara se kush do të jenë pasardhësit, me emrat e Kilian Mbape dhe Erling Haland që kanë hedhur hapur kandidaturën e tyre për të synuar fronin e më të mirëve.

Por tani duket se do të jetë edhe një emër i tretë që kërcënon, Joao Felix.

Sulmuesi portugez ka deklaruar se është gati të luftojë edhe ai për t’u ngjitur në nivelet më të larta, ku parashikohej të ishte para se të niste një seri dëmtimesh që i kanë penalizuar karrierën.

“Do të jem edhe unë. Nuk kam arritur ende nivelin tim maksimal, në sezonet e fundit kam pasur dëmtime. Kur nuk do të kem më, mund të marr pjesë edhe unë në këtë garë”, ishin fjalët e futbollistit të ri portugez të Atletiko Madrid.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco