FOTO/ Humbi ndeshjen me Poloninë prej COVID-19, Cikalleshi ka këtë mesazh për Kombëtaren

FOTO/ Humbi ndeshjen me Poloninë prej COVID-19, Cikalleshi ka këtë mesazh për Kombëtaren

21:49, 11/10/2021

Edi Reja e kishte projektuar titullar, por Sokol Cikalleshi nuk do të jetë në fushën e lojës në ndeshjen kundër Polonisë.

Sulmuesi kavajas është ndalur në mënyrë të papritur nga COVID-19, pasi ka rezultuar pozitiv në testet që i janë kryer ekipit si zakonisht një ditë para ndeshjes.

Futbollisti është larguar nga grumbullimi dhe ka nisur karantinimin, duke humbur mundësinë për të qenë pjesë e një ndeshje historike për Shqipërinë.

Përtej keqardhjes, vetë ai duket se është i bindur se nata e nesërme do të jetë e paharrueshme, siç e tregoi me mesazhin që publikoi në rrjetet sociale.

“COVID-19 më ndaloi mua, por kombëtaren kuqezi s’e ndalon kush”, ishin fjalët e Cikalleshit në postimin e tij, duke treguar bindjen e thellë që ka se Shqipëria do të sigurojë rezultat edhe përballë Polonisë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco