Tronditet Kombëtarja një ditë para sfidës me Poloninë, një futbollist rezulton me COVID-19

Tronditet Kombëtarja një ditë para sfidës me Poloninë, një futbollist rezulton me COVID-19

19:00, 11/10/2021

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit tronditet përsëri nga COVID-19.

Një tjetër titullar humbet sfidën kudër Polonisë dhe vë në vështirësi të mëdha trajnerin Edi Reja.

Sipas "Panorama Sport", sulmuesi Sokol Cikalleshi ka rezultuar pozitiv ndaj COVID në testet që kryhen një ditë para sfidave dhe për këtë arsye është izoluar menjëherë nga pjesa tjetër e ekipit.

Ai nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e sotme të kuqezinjve pasi tashmë nuk llogaritet në planet e teknikut italian për sfidën ndaj polakëve.

Cikalleshi është rasti i dytë pozitiv pas Hoxhallarit në këtë grumbullim mes kuqezinjve, ndërsa i infektuar ka rezultuar që në fillim të grumbullimit edhe fizioterapisti Voci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco