Futbollisti shpërthen ndaj PSG-së: Kërkoja një etapë të re, por...

Futbollisti shpërthen ndaj PSG-së: Kërkoja një etapë të re, por...

18:42, 11/10/2021

Georgino Vijnaldum, ishte i destinuar për të shkuar te Barcelona, përfundoi në momentin e fundit duke ndërruar destinacion rrugës për të shkuar te parisienët.

Por me sa duket holandezi nuk ka gjetur atë që priste në kryeqytetin francez, pasi ndryshe nga Liverpuli ku ishte i padiskutueshëm, tani Poçetino shpesh e lë në stol në një ekip të mbushur me yje. Ndaj ai nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij në një intervistë të dhënë për “NOS” në vendlindje.

“Nuk mund të them që jam plotësisht i kënaqur te PSG. Pasi situata nuk është ajo që do të dëshiroja. Por kështu është futbolli dhe dihet të mësoj të mbijetoj me të. Unë jam një luftëtar, duhet të jem pozitiv dhe të punoj sa më shumë në mënyrë që t’i jap një zgjidhje situatës

Kam luajtur shumë në vitet e fundit, gjithmonë kam qenë në formë dhe i kam bërë gjërat shumë mirë,. Kjo është diçka ndryshe dhe kërkon kohë të mësohesh me të. Kisha shumë dëshirë që të përshkruaja këtë etapë të re dhe kur arriti, më ndodhi kjo gjë. Situata është e komplikuar”, deklaroi Vijnaldum.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco