Haaland nuk dëshiron të jetë i dyti në Madrid, sulmuesi gati të refuzoj ofertën e Galaktikëve

Haaland nuk dëshiron të jetë i dyti në Madrid, sulmuesi gati të refuzoj ofertën e Galaktikëve

09:33, 11/10/2021

Erling Haaland është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato, e padyshim që për të siguruar shërbimet e norvegjezit  secila skuadër do t’i duhet ti sigurojë shumëçka.

Ylli i Dortmund është pranë nënshkrimit me Real Madridit, me galaktikët që po synojnë të nisin një projekt gjigand nga sezoni i ardhshëm, mirëpo asgjë nuk do të jetë e lehtë.

Nëse Madridi nënshkruan fillimisht me Mbappe, arritja e një marrëveshje me Haaland do jetë e pamundur sepse ai nuk dëshiron të jetë lojtari i dytë më i rëndësishëm në klub dhe me shumë gjasa do të refuzojë sipas Marca.

Ky lajm gëzon klubet e Premier League, pasi në garë për të janë edhe Manchester City, Liverpooli dhe Chelsea.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco