Spanja e revoltuar: Skandaloze, arbitri shpiku një rregull të ri që Franca të fitonte trofeun

Spanja e revoltuar: Skandaloze, arbitri shpiku një rregull të ri që Franca të fitonte trofeun

09:23, 11/10/2021

Franca ka arritur që të shpallet fituese e Ligës së Kombeve pasi ka mundur me shifrat 1-2 Spanjën në finale. Goli i triumfit u shënua nga Mbape, por shumë diskutime ka marrë ky rast dhe mund të thuhet se asisti erdhi nga arbitri i takimit, pasi realizimi duhej të anulohej.

Mbape ishte dukshëm në pozicion jashtë loje, ndërsa shumëkush mendoi se goli u dha për Francën pasi Eric Garcia kishte prekur topin dhe e kishte devijuar te francezi. Pamjet më të qarta tregojnë se Garcia nuk e ka prekur topin dhe vetë gjyqtarët e dinin këtë gjë.

Skandaloze është fakti se Busquets ka treguar rregullin e ri që kishte shpikur arbitri në atë moment: “Gjyqtari na tha se Eric Garcia tentoi për të kapur topin dhe kjo gjë e hoqi pozicionin jashtë loje, se donte të prekte topin. Ai donte të prekte topin që të mos shkonte te Mbape, por Mbape ishte në pozicion jashtë loje. Ky vendim nuk ka kuptim”, u shpreh Busquets. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco