Surprizon Neymar: Do tërhiqem nga Brazili pas ‘Katar 2022’

Surprizon Neymar: Do tërhiqem nga Brazili pas ‘Katar 2022’

21:14, 10/10/2021

Neymar Jr është pjesë e Brazilit që prej vitit 2010 dhe me 113 paraqitje dhe 69 gola të realizuar me Selecaon, objektivi i parë i sulmuesit të Paris Saint Germain është të kalojë kuotën e 77 finalizimeve dhe të thyejë rekordin e legjendës Pele për t’u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Brazilit. Gjithsesi epoka e Neymar te 5-herë kampionët e botës mund të përfundojë më shpejt sesa parashikohet. Pas 11 vitesh që mban veshur fanellën e Brazilit, sulmuesi edhe pse është vetëm 29-vjeçar po mendon tërheqjen nga kombëtarja dhe vendimin drastik mund ta marrë pas përfundimit të Botërorit Katar 2022 siç e ka lënë të kuptohet vetë lojtari në një intervistë.

“Mendoj se ai i Katarit mund të jetë Botërori im i fundit. Jam i sigurt sa pas Katar 2022 nuk do të kem më forcën mentale për t’iu përshtatur botës së futbollit. Do të përpiqem të shkoj në këtë kompeticion në formën time fizike më të mirë të mundshme për të ndihmuar vendin tim të fitojë Kupën e Botës dhe për të realizuar ëndrrën time të fëmijërisë. Shpresoj t’ia arrij qëillimit”.

Për stilin e lojës dhe magjitë që bën me topin në këmbë, Neymar krahasohet shumë me Ronaldinhon që vetë sulmuesi e konsideron një legjendë të futbollit brazilian.

“ Padyshim që Ronaldinho është një nga idhujt e mi. Ai ishte një magjistar, i aftë për të bërë numra me topin në këmbë që të linin me gojë hapur. Ngjaj pak me të për stilin e lojës që bëj, e marim topin nga larg për të kërkuar zonën duke dribluar shumë. Më ka pëlqyer gjithmonë edhe Zico, ai ka lenë shenjë pasi luante me lumturi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco