De Bruyne habit me deklaratën ps humbjes me Italinë: Jemi vetëm Belgjika

De Bruyne habit me deklaratën ps humbjes me Italinë: Jemi vetëm Belgjika

20:40, 10/10/2021

Humbja për herë të dytë në pak muaj përballë Italisë ka tronditur belgët, të cilët mendonin se tashmë ishte koha e tyre për të shkëlqyer në arenën ndërkombëtare dhe të për siguruar trofe të rëndësishëm.

Por pakkush priste një deklaratë të tillë si ajo e Kevin De Bruyne pas disfatës së sotme në finalen e vogël të Ligës së Kombeve ku Italia mundi 2-1 Belgjikën.

De Bruyne mendonte se përfaqësuesja belge nuk mund të krahasohej me ekipet më të mëdha dhe me traditë nëse nuk kishte në dispozicion të gjithë lojtarët, siç ndodhi sot.

“Me gjithë respektin, por ne jemi “vetëm” Belgjika. Jemi një brez i ri dhe sot mungonin lojtarët kryesorë si Hazard e Lukaku. Duhet të jemi realistë me skuadrën që kemi, Italia dhe Franca kanë 22 lojtarë të nivelit më të lartë që ne thjesht nuk i kemi”, ishte deklarata e mesfushorit që po bën xhiron e mediave në Belgjikë pasi askush nuk e priste një sinqeritet të tillë nga mesfushori.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco