Kombëtarja nis përgatitjet për Poloninë, detaje nga stërvitja

Kombëtarja nis përgatitjet për Poloninë, detaje nga stërvitja

20:11, 10/10/2021

Kombëtarja e Shqipërisë ka nisur përgatitjet në kompleksin “Tropikal” në Durrës për ndeshjen ndaj Polonisë.

Trajneri Edoardo Reja nuk do te ketë të dispunueshëm krahas Erion Hoxhallarit dhe Berat Gjimshitin, i cili ka pësuar një frakturë në dorë në takimin me Hungarinë.

Në seancën e kësaj të diele, mungoi dhe Bekim Balaj, i cili ka pasur probleme në kofshë e me shumë gjasa do jetë e vështirë të jetë i gatshëm dhe ndaj Polonisë.

Tekniku Reja e nisi seancën stërvitore me një fjalim i cili zgjati rreth 5 minuta, ndërsa më pas vendosi që futbollistët që ishin titullar ndaj Hungarisë të merrnin më shumë kohë për t’u rikuperuar, ndërsa pjesa tjetër u zhvendosën në njërën nga gjysmat e fushës së lojës për të zhvilluar planin stërvitor të stafit teknik.

Pjesë e grupit që vijoi përgatitjet ishte dhe Armando Broja, i cili ndonëse ishte heroi i mbrëmjes në “Puskas Arena”, ishte pjesë e lojtarëve që u aktivizuan nga stoli.

Në kampin kuqezi nuk munguan as batutat e lojtarëve në drejtim të njëri-tjetrit, duke treguar se atmosfera është mjaft pozitive.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco