Formacionet zyrtare/ Shihni si rreshtohen Spanja dhe Franca në finalen e Ligës së Kombeve

Formacionet zyrtare/ Shihni si rreshtohen Spanja dhe Franca në finalen e Ligës së Kombeve

19:47, 10/10/2021

Mbrëmjen e sotme në “San Siro”, në orën 20:45, Spanja dhe Franca do të ndeshen në finalen e madhe të Ligës së Kombeve.

Të dyja skuadrat vijnë me moral të lartë, pasi Spanja eliminoi Kampionen e Europës, Italinë, ndërsa Franca dhuroi spektakël duke i kthyer rezultatin Belgjikës nga 2-0 në 2-3.

Sa i përket formacioneve, Luis Enrike nuk ka hequr dorë nga talenti 17-vjeçar Gavi, duke e aktivizuar dhe ndaj Francës titullar, ndërsa Franca zbret në fushë me sulmin e frikshëm Mbape-Benzema-Grizman.

Gjyqtar kryesor do të jetë anglezi Antoni Tejlor, teksa më poshtë mund të shihni formacionet zyrtare.  

Image

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco