Gjykoi Manchester United-Villarreal, arbitri i finales së Ligës së Europës caktohet për Shqipëri-Poloni

Gjykoi Manchester United-Villarreal, arbitri i finales së Ligës së Europës caktohet për Shqipëri-Poloni

18:24, 10/10/2021

UEFA i ka dhënë një rëndësi shumë të madhe ndeshjes mes Shqipërisë dhe Polonisë në kualifikueset e Botërorit 2022.

Kjo shihet edhe nga fakti se për sfidën në fjalë, në Shqipëri është caktuar një grup gjyqtarësh shumë të njohur, me eksperiencë edhe në ndeshje të rëndësisë së lartë.

Kështu, kryesor për duelin në “Air Albania” është caktuar francezi Klement Turpin.

Gjyqtari 39-vjeçar, prej vitesh është pjesë e elitës së gjykimit në kontinent dhe UEFA i beson atij vazhdimisht duele me peshë në arenën ndërkombëtare.

Në majtin e vitit 2021, ai ishte gjyqtari kryesor në finalen e Ligës ë Europës mes Villarrealit dhe Manchester United.

Asistentët e tij në fushë janë Nikolas Danos dhe Siril Gringor, me Rudi Buke si gjyqtar të katërt.

Ndërsa në sallën e VAR do të jenë Zherom Brisard dhe Amuri Deleru, po nga Franca.

Vëzhguesi i gjyqtarëve i caktuar nga FIFA është greku Mikalis Kukulakis, ndërsa delegat për sfidën është belgu Fernand Mese.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco