Formula 1/ Valteri Bottas triumfon në garën e Turqisë, renditja

Formula 1/ Valteri Bottas triumfon në garën e Turqisë, renditja

17:07, 10/10/2021

Valteri Bottas triumfon në garën e Turqisë në Formula 1, duke regjistruar edhe suksesin e tij të 10-të në karrierë.

Në një garë të shoqëruar fillimisht nga reshjet e shiut dhe më pas një pistë e lagur thuajse deri në fund, finlandezi u nis i pari dhe ia doli të ruajë mjaft mirë pozitat e tij.

Vetëm vendi i dytë për pilotin e Red Bull, Max Verstappen, i cili ia del të parakalojë sërish Lewis Hamilton në renditjen e përgjithshme, duke përfituar nga fakti që kampioni i botës u nis i fundit dhe ia doli ta mbyllë garën në vendin e pestë.

Verstappen udhëheq tashmë renditjen me 262.5 pikë, 6 më tepër se britaniku i Mercedes, duke premtuar për një fund sezoni mjaft emocionues, duke qenë se kanë mbetur edhe 6 gara deri në fund.

Podiumi u kompletua nga Red Bulli i Sergio Perez, i cili gjithashtu bëri një garë mjaft të mirë. Vetëm vendi i katërt për Charles Leclerc, që fillimisht provoi të shkojë deri në fund pa ndryshuar gomat, por u detyrua të ndryshojë plan në xhirot e fundit, pasi po humbte shumë terren.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco