Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Italia fiton ‘finalen e vogël’ me Belgjikën, renditet e treta në Ligën e Kombeve

Italia fiton ‘finalen e vogël’ me Belgjikën, renditet e treta në Ligën e Kombeve

17:02, 10/10/2021

Italia ia ka dalë të triumfojë në finalen e vogël të Ligës së Kombeve, duke mundur Belgjikën me rezultatin 2-1, për t’u renditur në vend të tretë në këtë kompeticion.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0, por pjesa e dytë nisi menjëherë e vrullshme.

Mesfushori i Interit,  Nikolo Barella kaloi axurrët në avantazh me një supergol në minutën e 47-të të takimit.

Në minutën e 65-të, Berardi u tregua i saktë nga pika e 11-metërshit duke shënuar dhe të dytin për Italinë.

Belgjika u kujtua vetëm në fund me talentin Ketelar që mposhti Donarumën pas një aksioni të nisur nga duart e portierit Kurtua.

Por kaq mjaftoi me Italinë që siguron vendin e tretë të turneut, ndërsa finalja e madhe ndërmjet Francës dhe Spanjës do të luhet mbrëmjen e sotme në orën 20:45.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco