Lajmi i fundit

Rrezohet rekursi i Fredi Belerit për lejimin e betimit si kryebashkiak i Himarës

Pronarët e rinj të Newcastle nuk presin, Bruce është gati të shkarkohet

Pronarët e rinj të Newcastle nuk presin, Bruce është gati të shkarkohet

15:46, 10/10/2021

Trajneri i Newcastle, Steve Bruce, sipas mediave angleze i ka orët e numëruar në pankinë, pas ndryshimit të strukturës së pronësisë.

Klubi nga veriu i Anglisë kaloi në pronësi të personit më të pasur në botën e futbollit. Fondi i Investimeve Publike, i mbështetur nga Princi Saudit Mohammed bin Salman, bleu ekipin anglez nga Mike Ashley dhe tashmë po planifikon të bëjë një investim të madh në një nga klubet më të njohura të Premier League.

Por blerjet e lojtarëve mund të bëhen në merkaton e janarit dhe duke parë situatën  hapi i parë do të jetë ndryshimi i trajnerit.

Mediat angleze raportojnë  këtë mëngjes se Steve Bruce pritet të pushohet nga puna në fillim të javës së ardhshme. Është e qartë se trajnerët "old school" si Steve Bruce nuk përputhen me pikëpamjet e pronarëve të rinj dhe së shpejti do të ndryshojnë pankinën.

Pasardhësit i mundshëm i Bruce për disa kohë pritet të jetë Eddie Howe i cili është pa ekip që prej vitit të kaluar, pas përfundimit të kontratës me Bournemouth, me të cilët arriti të bëjë gjëra mjaft të mëdha.

Ndër emrat më të famshëm janë Antonio Conte dhe Rafa Benitez, por edhe ekspertë të rinj si Frank Lampard dhe Steven Gerrard.

Dihet se Newcastle do të udhëhiqet nga asistenti aktual i Bruce, Graeme Jones në ndeshjen e radhës, kundër Tottenham fundjavës së ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco