Fitore me 84.48% të votave/ Ish futbollisti portugez zgjidhet president i klubit të Benficës

Fitore me 84.48% të votave/ Ish futbollisti portugez zgjidhet president i klubit të Benficës

15:32, 10/10/2021

Pas dorëheqjes së Luis Filipe Vieira, i cili udhëhiqte klubin që nga viti 2003, Benfica ka mësuar emrin e presidentin të ri për katër vitet e ardhshme: ish -mesfushori portugez Rui Costa (94 ndeshje, 26 gola). Udhëheqësi 49-vjeçar fitoi zgjedhjet presidenciale kundër kundërshtarit të tij Francisco Benitez, me 84.48% të votave. Më shumë se 40,000 votues morën pjesë në këto zgjedhje, një rekord.

Në fjalimin e tij të parë si president i Benficas, ish -mesfushori i Milanit tha se ishte i krenar që i ishte besuar ky post: “Kjo është përgjegjësia më e madhe në jetën time. E di përgjegjësinë që kam mbi supe. Është një ditë që më bën shumë krenar. Është data 10  tetor, e ishte shkruar që të ndodhte. Nuk do të jem vetëm president i një klubi, por i gjithë tifozëve të Benficas.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco