U mposht nga Fury me ‘KO’, Wilder përfundon në spital

U mposht nga Fury me ‘KO’, Wilder përfundon në spital

14:50, 10/10/2021

Pasi u mposht me “KO” nga Tyson Fury në duelin e mëngjesit të sotëm, boksieri amerikan  Deontay Wilder përfundoi në spital dhe për këtë arsye nuk dha asnjë prononcim për mediat.

Këtë mëngjes, luftëtari irlandez Tyson Fury mbrojti titullin botëror në peshat e rënda, duke fituar me nokaut kundër Deontay Wilder në raundin e 11 -të.

Në dy momente, Fury tronditi fuqishëm dhe rrëzoi rivalin e tij, teksa nokauti i tretë në raundin e 11-të ishte vendimtar, pasi lufta mbaroi aty.

Wilder u transportua në një spital në Las Vegas menjëherë pas ndeshjes, por për fat gjëndja e tij shëndetësore është e mirë dhe ka lënë spitalin

Gazetari i boksit Dan Rafael foli me menaxherin e Wilder, Shelly Finkel.

"Unë fola me menaxherin e Wilder Finkel dhe ai më tha se Deontay ishte mirë dhe nuk do të qëndronte në spital," shkroi Rafael në Twitter.

Kujtojmë, Fury tashmë ka 31 fitore (22 me nokaut) dhe një barazim kundër Wilder në karrierën, ndërsa amerikani pësoi humbjen e dytë nga Fury përveç atij barazimi,  përveç 42 fitoreve të arritura në karrierë (41 me nokaut).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco