Marotta tregon pengun e madh: Tani është e pamundur të vijë në Serinë A

Marotta tregon pengun e madh: Tani është e pamundur të vijë në Serinë A

13:32, 10/10/2021

I kërkuar nga shumë skuadra të mëdha europiane, kur ishte pjesë e Moldes në Norvegji, Erling Haaland në fund kishte zgjedhur t’i bashkohej skuadrës së Salzburg në Austri para se të transferohej tek Borussia Dortmund një vit më vonë për shumën e 20 milionë eurove.

Mirëpo, Juventus mund të kishte firmosur me sulmuesin norvegjez sipas fjalëve të ish menaxherit të përgjithshëm të bardhezinjëve Giuseppe Marotta, tani i stacionuar tek Inter.

“Kam shumë pengje, i fundit është Haaland, që mund të kishte ardhur tek Juventus për 2-3 milionë euro”, ka kujtuar drejtuesi i Inter-it.

“Në raste të tillë, ti duhet të kesh forcën të shkosh përtej buxhetit kur të thonë se ai është një talent që duhet marrë. Në këto moment duhet të hyjë në lojë krijimtaria financiare për të realizuar operacione të tilla”, ka shtuar Marotta.

“Haaland është një nga sulmuesit më të mirë në Europë tani. A mund të vijë në Itali tani? Absolutisht jo, ka një diferencë të madhe me Premier League dhe La Liga-n, jemi një kampionat në tranzicion, jo destinacioni final”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco