'Ndihem i vjedhur'/ Krasniqi humb titullin, Boesel hakmerret ndaj boksierit shqiptar

'Ndihem i vjedhur'/ Krasniqi humb titullin, Boesel hakmerret ndaj boksierit shqiptar

12:32, 10/10/2021

Domenic Boesel u hakmorr ndaj boksierit shqiptar, Robin (Haxhi) Krasniqi, duke i rimarrë titullin e kampionit të botës në peshat gjysmë të rënda në kategorinë IBO.

Pas 12 raundeve nuk pati fitues me nokaut, ndërsa gjyqtarët me vendim të ndarë vendosën për fitoren e Boesel.

Pavarësisht se u pa që Krasniqi dominoi në shumicëne raundeve, gjyqtarët e duelit nuk kishin të njëjtin mendim pasi i dhanë fitoren me pikë boksierit gjerman.

Një humbje që ka mërzitur boksierin shqiptar, Robin Krasniqi, i cili në një deklaratë pas duelit u shpreh se e gjithë bota e pa se ai fitoi dhe për këtë ndihet i vjedhur.

“Bëra gjithçka që duhej të bëja dhe nuk humba. Është shumë e trishtueshme për boksin gjerman. Ju mund ta shihni që unë mund të fitoja vetëm duke e nokautuar. E gjithë bota e pa që unë fitova. Ndihem i vjedhur”, tha Krasniqi pas duelit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco