U mund për herë të dytë nga Shqipëria, flet trajneri i Hungarisë: Kishim vështirësi, Broja lojtari i madh

U mund për herë të dytë nga Shqipëria, flet trajneri i Hungarisë: Kishim vështirësi, Broja lojtari i madh

12:02, 10/10/2021

Hungaria u mund për herë të dytë nga Shqipëria në kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”. Ndeshja e cila u luajt në “Pushkash Arena” u mbyll me rezultatin 1-0 , ndërsa ashtu si në Elbasan, sfida u vendos nga sulmuesi 20 vjeçar, Armando Broja.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri i Hungarisë, Marco Rossi, vlerësoi Shqipërinë dhe Brojën për perfomancën e zhvilluar.

“E kam thënë shpesh që Shqipëria është një kundërshtar i vështirë. E tregoi edhe sot. Topi ishte në një portë dhe pastaj te tjetra. Broja ishte në krah dhe ia doli të shënonte. Lojtar i madh. Ne kishim mangësi cilësie në zonën kundërshtare, në finalizim, në pasime, në gjuajtje. Kjo ndjehej. Sa i përket paraqitjes, le të shohim statistikat, në bazë të tyre nuk ishim shumë mbrapa. Diferencën e bëri cilësia e lojtarëve. Nëse ju i shihni gjërat ndryshe…

Lojtarët në çdo ndeshje duhet të luftojnë për vendin e dytë, flamurin e Hungarisë. Duhet të mbrojmë Hungarinë në mënyrën më dinjitoze të mundshme. A do të arrijmë në play-off? Jo, sigurisht që jo. Por çështja është që të zbresim në fushë në Angli dhe kur të dalim, ta bëjmë me kokën lart.

Pas Europianit sigurisht që kishte rënie në performancë, kjo është në përgjithësi e vërtetë. Por është në futboll në përgjithësi, ku lojtarët ndikohen nga rezultatet e arritura. Nuk ndjej se luajtëm keq sot. Bëmë disa gabime e humbëm topin 2-3 herë në pjesën e parë, por ishim në rregull deri në 15 minutat e fundit. Na mungoi pak cilësia aty. Na mungojnë lojtarët në pjesë të ndryshme të fushës. Ndoshta jam vetëm unë, por mendoj se kemi vështirësi që të zhvillojmë lojtarë të rinj cilësorë që të luajnë në nivele të larta.

E kam thënë shpesh që Shqipëria është ekip i mirë, një skuadër që vjen pas nesh sa u përket rezultateve, por një ekip shumë i mirë sa i përket cilësisë. Unë nuk jam Jezu Krishti! Siç më kanë thënë trajnerë shumë më të suksesshëm mua, një trajner është si ata që prodhojnë verë, Mund të bëjë verë vetëm nga ajo që korr. Jam këtu që nga viti 2019, në rrugëtimin nga Liga C, në Ligën A dhe në Kampionatin Europian. Mbaj përgjegjësi për rezultatet, pasi jam unë që vendos ekipin në fushë, por baza e lojtarëve nuk është përgjegjësia ime. Nëse ndokush, edhe në privat më rekomandon lojtarë, do të isha i lumtur ta dëgjoja, por ju lutem më rekomandoni lojtarë”, tha trajneri i Hungarisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco