Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Tyson Fury konfirmohet kampion bote i peshave të rënda, mposht me ‘KO’ Deontay Wilder

VIDEO/ Tyson Fury konfirmohet kampion bote i peshave të rënda, mposht me ‘KO’ Deontay Wilder

11:40, 10/10/2021

Boksieri britanik Tyson Fury, mbrojti titullin e kampionit të botës në peshat e rënda pasi nokautoi amerikanin Deontay Wilder, në raundin e 11-të në një luftë spektakolare për brezin WBC, në T-Mobile Arena në Las Vegas..

Fury ishte favorit i madh në këtë ndeshje, sipas ekspertëve, por dueli para 20,000 spektatorëve ishte emocionuese dhe i tensionuar deri në fund.

Wilder (42 fitore, 2 humbje, 1 barazim), kërkonte hakmarrjen, por nuk ia doli dot mbanë. Edhe pse reagoi më mirë se në sfidën e dytë, sërish përballë Fury nuk ishte në gjendje të dominonte.

Image

Një përballje që nisi e ekuilibruar, por në raundin e tretë është Fury ai që hedh në tapet Wilder. Ky i fundit nuk dorëzohet dhe reagon në raundin e katërt, duke hedhur dy herë në tapet britanikun. Sfida bëhet interesante e spektakolare, me shumë goditje të forta nga të dy boksierët, por Fury ka një avantazh të lehtë.

Në raundet që pasojnë është britaniku që dominon në ring, por në raundin e dhjetë arrin ta hedhë sërish Wilder në tapet. Ndërsa në të 11-tin, goditjet e forta të Fury e bëjnë të pamundur zhvillimin e duelit nga amerikani. Wider bie sërish në tapet dhe këtë herë gjyqtari ndal sfidën, pasi amerikani nuk vazhdon dot më.

Nga raundi në raund Wilder dukej më i dobët dhe i lodhur, fakt që u shfrytëzua mirë nga Fury, që është një boksier që mbrohet mirë dhe reagon shpejt. Një triumf i merituar i britanikut, që dhuroi spektakël në ring, qëndron i pamposhtur dhe konfirmohet si një nga boksierët më të mirë në histori në peshën e rëndë.

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco