U detyrua 'të ngrinte flamurin e bardhë', ja sa pritet të qëndrojë jashtë fushave Berat Gjimshiti

U detyrua 'të ngrinte flamurin e bardhë', ja sa pritet të qëndrojë jashtë fushave Berat Gjimshiti

11:10, 10/10/2021

Kombëtarja shqiptare arriti një fitore të madhe mbrëmjen e djeshme në “Pushkash Arena” 1-0 ndaj Hungarisë, falë golit të shënuar nga Armando Broja.

Atmosfera e shkëlqyer në kampin e kuqezi u prish pak nga dëmtimi i Berat Gjimshiti.

Mbrojtësi 28 vjeçar doli nga fusha e lojës me barrela në minutën e 30’, për shkak të një dëmtimi në parakrah, duke i lënë vendin Federik Veselit.

Ende mbetet për të kuptuar lloji i dëmtimit, edhe pse nga imazhet e para që mbërrijnë nga terreni ndjenja është se nuk është një thyerje.

Nga ana tjetër, ajo që është e sigurt është periudha minimale e ndalimit për mbrojtësin, i cili do të duhet të qëndrojë jashtë për të paktën një muaj, edhe në rast të një thyerjeje të përbërë të gjymtyrëve.

Lojtari është kthyer në Bergamo për të kryer ekzaminimet e mëtejshme.

Kështu, Edi Reja i duhet të bëjë pa një nga pikat e forta të skuadrës në ndeshjen kundër Polonisë në “Air Albania”.

Lajm i keq edhe për Gasperinin i cili vetëm pak ditë më parë pa Rafael Toloi të demtuar, si dhe Gosens dhe Pessina.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco