Spanja dhe Franca përballen sonte në finalen e Ligës së Kombeve, në 'luftë' për trofeun që nuk e kanë

Spanja dhe Franca përballen sonte në finalen e Ligës së Kombeve, në 'luftë' për trofeun që nuk e kanë

10:30, 10/10/2021

Sonte, në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve në San Siro në Milano (20:45), kombëtarja e Spanjës dhe Francës do të përballen në finale, teksa do të kenë mundësinë për të fituar trofeun e tyre të parë në kompeticionin e ri të UEFA -s.

Spanja arriti në finale, falë fitores kundër Italisë, gjithashtu në San Siro. Skuadra e Luis Enrique mposhti kampionin aktual të Europës me rezultatin 2: 1.

Franca, nga ana tjetër, në gjysmëfinalen e dytë të luajtur në Torino, mundi Belgjikën me përmbysje 3: 2.

Dy ekipet kombëtare u përballën për herë të fundit në një turne të madh në Euro 2012, kur “La Roja” fitoi 2-0 me golat e Xabi Alonso.

Këtë herë, është e vështirë të thuhet se kush mund të fitoi. Spanja tregoi forcë duke mundur Italinë në fushën e saj, ndërsa kampionët aktualë të botës, francezët, konfirmuan edhe një herë cilësiteë e yre në përmbysjen e madhe kundër Belgjikës.

Pak më herët, në orën 15:00 luhet në ndeshja për vendin e tretë në Torino, ku do të përballen Italia dhe Belgjika. Fituesi i edicionit të parë të Ligës së Kombeve ishte kombëtarja e Portugalisë.

Formacionet e mundshme:

Spanja: Unai Simon; Azpilicueta, Laporte, Pau Torres, Alonso: Gavi, Busquets, Koke; Sarabia, Torres, Oyarzabal

Franca: Lloris; Kounde, Varane, L Hernandez; Pavard, Tchouameni, Pogba, T Hernandez; Griezmann; Mbabe, Benzema

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco