Një rekord i ri për Cristiano Ronaldon!

Një rekord i ri për Cristiano Ronaldon!

10:07, 10/10/2021

Cristiano Ronaldo nuk ndalet së thyeri rekorde. Sulmuesi i Manchester United zhvilloi ndeshjen e tij të 181 me Kombëtaren portugeze në miqësoren me Katarin (3-0), duke u bërë lojtari evropian me më shumë ndeshje të luajtura për ekipin kombëtar.

Ai kaloi Sergio Ramos, i cili ka luajtur 180 ndeshje për La Roja. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” festoi rekordin në mënyrën më të bukur, pasi shënoi golin e tij të 112-të me Selecaon.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco