Etrit Berisha ia dedikon fitoren Ylli Mihalit dhe Berat Gjimshitit

Etrit Berisha ia dedikon fitoren Ylli Mihalit dhe Berat Gjimshitit

09:17, 10/10/2021

Shqipëria arriti një fitore historike në “Pushkash Arena” ndaj Hungarisë (1-0), duke mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në Botërorin “Katar 2022”.

Një fitore që u arrit falë një supergoli të Armando Brojës, i cili si duket ia mori dorën hungarezëve pas golit në “Elbasan Arena”.

Për këtë triumf ka reaguar dhe kapiteni i Shqipërisë, Etrit Berisha në profilin e tij të rrjetit social “Instagram” duke ia dedikuar këtë fitore Berat Gjimshitit i cili doli me barelë i dëmtuar në minutën e 30′ të takimit, dhe fizioterapistit të Kombëtares, Ylli Mihali që ndërroi jetë ditë më parë.

“Kjo fitore ishte për Yllin tonë të dashur dhe Gjimit i dëshirojmë shërim të shpejtë… Forca Shqipni, shihemi së shpejti te vendi 🔴⚫”, shkroi Etrit Berisha.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco