Duka: Fitore e madhe, Shqipëria nuk ka patur kurrë në histori një sulmues si Armando Broja

Duka: Fitore e madhe, Shqipëria nuk ka patur kurrë në histori një sulmues si Armando Broja

08:54, 10/10/2021

I lumtur për fitoren, por me symprehtë edhe për të dalluar disa probleme në lojën e kuqezinjve. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, pret akoma më shumë nga Kombëtarja.

“Rezultat shumë i mirë, i dobishëm për klasifikimin, por ekipi nuk është se dha maksimumim, pasi ka akoma më shumë për të dhënë. Disa nga futbollistët nuk ishin në maksimum. Rezultati na kënaq dhe na mban në lojë për të martën, në Tiranë. Ishim më mirë se Hungaria, pavarësisht se ata mund ta kishin mbyllur ndeshjen me atë shtyllë të pamerituar. Nuk duhet të jemi mendjemëdhenj, kjo skuadër ka akoma më shumë për të dhënë. Duhet të besojmë në vetvete, kemi elementë të mirë.

Broja, sulmues i madh: “Ai që shënoi golin është një sulmues që Shqipëria nuk e ka pasur ndodnjëherë”.

Festa e fitores: “Mendoj që festa ka përfunduar në dhomën e zhveshjes. Një pjesë ekipit ishte për të vazhduar festën, por pjesa më e madhe ka menduar se duhet të festojmë pas Polonisë. Këto rezultate në transfertë na gëzojnë, më pëlqen që janë treguar profesionistë. Do ta urojmë të gjithë Rejan për ditëlindjen.

“Air Albania”, plot me Poloninë: “Na është dhënë leja për ta pasur stadiumin plot. Biletat janë shitur 100%. 22 mijë vende janë pak, por kaq janë mundësitë. Nëse ky ekip, por brezat e ardhshëm do të kenë rezultate, do të na detyrojnë që të bëjmë stadium të ri.

Kapaciteti i Shqipërisë: “Për të qenë i sinqertë kam menduar se mund të arrijmë të gjitha rezultatet. Edhe mund të humbnim. Këtë e fituam, e fituam edhe me lojë, edhe pse disa lojtarë nuk ishin në ditën më të mirë. Uroj që kundër Polonisë të kemi skuadrën në formë 100%. Kemi humbur Berat Gjimshitin, i uroj shërim sa më të shpejtë,” u shpreh Duka për “Super Sport”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

O Qorr10/10/2021 10:16

Keni be Angli supertalente por nuk I luani, edhe penaltite ju a merni. Nuk I luani fare. Du luajne shume shpejt per Angline

Shto koment

Denonco