Problem me kartonët, futbollistët kuqezi rrezikojnë pezullimin për sfidën ndaj Polonisë

Problem me kartonët, futbollistët kuqezi rrezikojnë pezullimin për sfidën ndaj Polonisë

20:19, 09/10/2021

Disa prej lojtarëve të Kombëtares duhet të jenë të vëmendshëm në sfidën e sotme, për faktin se janë një hap larg pezullimit për takimin e radhës, në duelin kundër Polonisë që luhet në “Air Albania”.

Në listën e UEFA-s nga sfidat e mëparshme rezultojnë 7 futbollistë kuqezinj që rrezikojnë pezullimin për sfidën e ardhshme dhe 5 prej tyre mund të shkelin sot në fushë, ndërsa 2 të tjerët mungojnë për dëmtim apo zgjedhje teknike të trajnerit Edi Reja.

Berat Gjimshiti, Sokol Çikalleshi, Endri Çekiçi, Odise Roshi dhe Armando Broja janë 5 futbollistët të cilët nuk duhet të ndëshkohen sot, pasi kanë një të verdhë nga sfidat e mëparshme dhe rrjedhimisht do të mungonin në duelin tjetër.

Ndërkohë, në listë janë edhe Amir Abrashi dhe Ledjan Memushaj, por që të dy mungojnë këtë radhë në grumbullimin e kuqezinjve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco