Brdaric me 'dhimbje koke', titullari pëson dëmtim në kavilje

Brdaric me 'dhimbje koke', titullari pëson dëmtim në kavilje

13:30, 09/10/2021

Viktor da Silva nuk është ende i gatshëm për trajnerin Tomas Brdariç. Autori i tre golave në vetëm tri ndeshje të luajtura në fillimin e këtij kampionati vazhdon fazën e riaftësimit pas dëmtimit që pësoi ndaj Partizanit.

Kjo është një situatë e përsëritur me brazilianin, që ka shqetësuar jo pak stafin teknik.

Megjithatë, vetë lojtari ka thënë për mediat se po e bezdis një dëmtim kronik në kavilje që prej muajit prill. Rikthimi i tij nuk dihet se kur do të ndodhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco