VIDEO/ Autogoli qesharak i portierit të Uells bën xhiron në rrjetet sociale

VIDEO/ Autogoli qesharak i portierit të Uells bën xhiron në rrjetet sociale

10:45, 09/10/2021

Portieri i Uellsit, Dani Uard, shkaktoi një autogol qesharak në ndeshjen ndaj Republikës Çeke, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Sfida përfundoi me rezultatin e barabartë 2-2.

Uells kaloi në avantazh përmes Aron Ramsej në minutën e 36, por dy minuta më pas rezultati u barazua nga Jakub Pesek. Gafa qesharake e Uard më pas i dha avantazhin çekëve menjëherë me të filluar pjesa e dytë.

Për fat të mirë të tij, Uellsi e barazoi rezultatin me Daniel Xhejms. Megjithatë, në fund të ndeshjes tifozët e Uells i dolën në krah portierit, duke e mbështetur pavarësisht gafës së bërë.

Vlen të theksohet fakti se Uard është pjesë e Lestërit në Angli. Ai është portier i dytë, pasi vendi i titullarit mbahet nga Shmajkëll..

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco